
Bomberi i Shqipërisë Flavio Sulejmani ka rezultuar protagonist në ndeshjen e javës së 18 të Primavera 1 mes Lacios dhe Fiorentinës. Sulmuesi i Kombëtares U-21, shënoi dopietë në këtë takim, respektivisht në minutat 5 dhe 16.
Në pjesën e dytë, Fiorentina barazoi shifrat, duke i hequr fitoren nga “duart” Lacios së Sulejmanit.
Këtë sezon të Primavera 1 me kryeqytetasit e Italisë, shqiptari 19-vjeçar numëron 7 gola në 16 ndeshje. Me bardhekaltërit, Flavio Sulejmani ka kontratë deri në verë, ndërsa kartoni i tij sipas “Transfermarkt” arrin në 600 mijë euro.
Lini një Përgjigje