TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Janar 2026, 22:59

Interi mposht Bolognën dhe rimerr kreun e Serie A

Shkruar nga Pamfleti

Interi mposht Bolognën dhe rimerr kreun e Serie A

Një mbrëmje perfekte për Interin dhe kapitenin e tij, Lautaro Martínez, i cili i solli zikaltërve tre pikë të rëndësishme dhe konfirmimin në krye të renditjes. Skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu dominoi thuajse gjatë gjithë takimit, duke zhvilluar një ndeshje pa shumë histori ndaj Bolognës.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal 1-0 për Interin, rezultat që u mbajt në fuqi falë pritjeve spektakolare të portierit Ravaglia, i cili shmangu një disfatë më të thellë për miqtë. Megjithatë, epërsia e zikaltërve u reflektua qartë në lojë dhe në numrin e rasteve të krijuara.

Në fraksionin e dytë, Interi rriti presionin dhe dha goditjen përfundimtare, duke triumfuar 3-1. Goli i pësuar mbeti i vetmi moment shpërqendrimi serioz i mbrojtjes, ndërsa pjesa tjetër e ndeshjes u administrua me autoritet nga vendasit.

Protagonist absolut ishte Lautaro Martínez, autor i një goli tipik për një sulmues dhe disa veprimeve teknike të nivelit të lartë, duke konfirmuar edhe një herë rolin e tij kyç në këtë Inter që synon titullin.

Trajneri Chivu u shfaq i kënaqur jo vetëm për fitoren e dytë radhazi ndaj skuadrave të nivelit të lartë, pas suksesit kundër Atalantës, por edhe për alternativat e shumta që ka në dispozicion, veçanërisht në mesfushë. Megjithatë, mbetet një pikë shqetësimi krahu i djathtë, ku Luis Henrique ende nuk po arrin nivelin e pjesës tjetër të skuadrës.

Nga ana tjetër, Bologna regjistroi një nga paraqitjet më pak bindëse të sezonit, ndoshta si pasojë e lodhjes mendore dhe ndikimit të kufizuar të liderit të saj, Orsolini, i cili u aktivizua vetëm për rreth 20 minuta.

inter bolognia

Lini një Përgjigje