TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Janar 2026, 19:31

Pritej në Turqi për bisedime, trajneri i Sivasporit: Rei Manaj lojtar fantastik

Shkruar nga Pamfleti

Pritej në Turqi për bisedime, trajneri i Sivasporit: Rei Manaj lojtar

E ardhmja e Rei Manajt në Emiratet e Bashkuara Arabe është në dyshim. Mediat turke raportojnë prej ditësh se sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka kërkuar largimin nga Al Sharjah me dëshirën e tij për t’u bërë përsëri pjesë e Sivasporit.

Në media bëhej e ditur se Manaj kishte kontaktuar vetë drejtuesit e klubit, pjesë të cilit kishte qenë deri në verën e kaluar, ndërsa gjatë kësaj jave, parashikohej të udhëtonte drejt Turqisë për të negociuar me ta.

Për këtë temë ka folur tekniku i Sivasporit, Mehmet Altiparmak.

Rei Manaj është lojtar shumë i vlefshëm. Ai ka bërë gjëra të pabesueshme në Sivas, duke shënuar gola të mrekullueshëm në Superligë për dy edicione. Sipas mendimit tim, Manaj është një lojtar shumë i rëndësishëm për Sivasporin. Sigurisht, do të doja ta shihja Rei Manajn këtu.

Nëse klubi i tij e lë të lirë, atëherë në rregull. Nëse klubi i tij thotë nuk po e lëmë të shkojë, atëherë do të ketë probleme”, ka thënë Altiparmak.

Por sot, Manaj është shfaqur rregullisht në fushën e lojës me skuadrën e Al Sharjah në ndeshjen e javës së 12 të kampionatit, në transfertën ndaj Al Nasr. Manaj e nisi takimin në stolin e rezervave, duke u aktivizuar vetëm në minutën e 86 të këtij dueli i cili u mbyll me shifrat 4-2 për ekipin e tij pa kontributin në shënimin e golave nga bomberi shqiptar.

rei manaj sulmuesi shqiptar trajneri i sivasporit

Lini një Përgjigje