
Komo është kthyer në surprizën më të këndshme të Serisë A dhe tashmë e sheh veten në zonën Champions në elitën e futbollit italian, duke kaluar disa nga emrat më të njohur të tij.
Ekipi i drejtuar nga Çesk Fabregas, ka mundur sot me shifrat 3-0 Pizën në transfertë, duke siguruar fitoren e tretë radhazi në Serinë A, duke u katapultuar në katërshen e parë në renditje.
Gjithçka ishte meritë e një pjese të dytë të vrullshme ku fillimisht Perrone e më pas dygolëshi i Duvikas, bënë që skuadra e Komos të siguronte tre pikët dhe të shkonte në kuotën e 33 të tillave, duke kaluar falë golavarazhit Juventusin e Romën të cilat janë në të njëjtën kuotë.
Lini një Përgjigje