TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Janar 2026, 18:38

“Ëndrrat mund të bëhen realitet”, pas ishullit privat dhe modelit të flokëve; Nejmar publikon edhe aksesorët luksozë

Shkruar nga Pamfleti

“Ëndrrat mund të bëhen realitet”, pas ishullit privat

“Ëndrrat mund të bëhen realitet”. Nejmar tregon aksesorët më të fundit në Instagram. Sulmuesi brazilian ka shfaqur për ndjekësit e tij një helikopter dhe një “Batmobile”, helikopteri që përdor Batman.

Pak kohë më parë, sulmuesi brazilian ishte duke negociuar blerjen e ishullit privat të Japão. Futbollisti njihet për festat e tij të çmendura dhe në të ardhmen festat e organizuara prej tij mund të zhvillohen në ishull luksoz pranë “bregut të parajsës” të Angre dos Reis.

Duke marrë parasysh pagën vjetore prej 100 milionë eurosh që aktualisht Nejmar ka tek Al Hilal, çmimi është vërtet një gjë e vogël për të.

Edhe pse fillimisht kërkoi 12 milionë e gjysmë euro për ishullin, pronari kanadez donte ta shiste sa më shpejt, kështu që çmimi ra shpejt.

Ishulli ka një sipërfaqe prej dy hektarësh e gjysmë, ofron privatësi dhe rehati të plotë dhe mund të arrihet vetëm me varkë ose helicopter.

Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, 33-vjeçari është i fiksuar edh pas flokëve, ku Brenda një viti ai e ka ndryshuar 12 herë.

Nga stili mohikan te kaçurrela platin, nga dredhat te ngjyrat ekstreme, braziliani ka provuar thuajse gjithçka dhe nuk ka ndërmend të ndalet.

Vetëm gjatë vitit 2018 ai ndryshoi modelin të paktën 12 herë: nga brun në biond, nga dredhat te majat e ngritura, shpesh me ngjyra të çuditshme.

nejmar sulmuesi brazilian

Lini një Përgjigje