TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Dhjetor 2024, 17:55

Reali bëhet kursimtar, madrilenët firmosin me një lojtar që kushton 100 mijë euro

Shkruar nga Pamfleti

Reali bëhet kursimtar, madrilenët firmosin me një lojtar që

Reali i Madridit nuk pritet të befasojë tifozët me transferime big në merkaton e janarit. Edhe pse reparti i mbrojtjes nuk është i plotë, Perez nuk do të riskojë.

David Alaba dhe Eder Militao janë jashtë fushave, por Karlo Ançeloti nuk duket i shqetësuar. “Diario As” raporton se në Madrid po mendojnë për një afrim krejt të lirë.

Bëhet fjalë për Lamini Fati, një mbrojtës i cili luan me këmbën e majtë. Ai ka rënë në sy te Leganes B dhe madrilenët e kanë pikasur në një ndeshje që të rinjtë e akademisë kanë luajtur kundër Leganes B.

Kostoja e transferimit? Vetëm 100 mijë euro.

reali i madridit lamini fati

Lini një Përgjigje