TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Dhjetor 2024, 15:21

Gjigandët e Serisë A kërkojnë Kristian Shpendin, sulmuesi shqiptar ka një kusht për Juventusin

Shkruar nga Pamfleti

Gjigandët e Serisë A kërkojnë Kristian Shpendin, sulmuesi

Talenti shqiptar, Kristian Shpendi, po kalon një moment të artë në karrierën e tij, teksa kryeson listën e golashënuesve në Serinë B, ku është pjesë e skuadrës së Çezenës.

Disa nga klubet e mëdha në Serinë A, si Fiorentina dhe Napoli, po ashtu edhe skuadra angleze janë në gjurmët e tij. Së fundmi në skenë ka dalë edhe Juventusi, i cili dëshiron shërbimet e futbollistit shqiptar.

Bardhezinjtë duan të mposhtin konkurrencën e madhe për Shpendin. Por ky i fundit ka një kusht për drejtuesit e Juves. Sulmuesi kërkon të luajë dhe të mbyllë sezonin me Çezenën përpara se të hedh hapin e madh në karrierë.

Rikujtojmë që para pak kohësh ai rinovoi kontratën deri në vitin 2028 dhe nëse “Zonja e Vjetër” dëshiron shërbimet e tij duhet të paguajë për prishjen e kontratës. Shpendi pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës por nuk është diçka serioze dhe pritet të rikthehet shpejt në fushë.

kristian shpendi sulmuesi shqiptar juventus

Lini një Përgjigje