TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Dhjetor 2024, 22:50

Xhenoa i prish festën e 125-vjetorit Milanit, kuqezinjtë ngecin në “San Siro” me tentativat e dështuara të Moratës

Shkruar nga Pamfleti

Xhenoa i prish festën e 125-vjetorit Milanit, kuqezinjtë ngecin

Milan-Xhenoa u mbyll në barazim pa gola. Skuadra e trajnerit Fonseka nuk ia doli përballë një kundërshtari të lehtë në letër, por të vështirë dhe intensiv në fushë.

“Djalli” ishte i detyruar të bënte një paraqitje të mirë dhe të fitonte në shtëpi, duke qenë se sot u celebrua 125-vjetori i themelimit të klubit.

Festa nuk shkoi deri në fund, me kuqezinjtë të cilët u treguan të paaftë për të gjetur një gol triumfi dhe për të lumturuar tifozët e pranishëm në “San Siro”.

Koreografia e tifozerisë ishte e shkëlqyer, por loja e skuadrës jo. Tentativat e Moratës ishin dështimi i radhës për “Djallin”. Spanjolli pati dy raste të shkëlqyera, madje një herë goditi me top tranversën, por pa rezultat.

Kjo ndeshje lë shije të hidhur te Milani, kur pritej një ngritje morali në një ditë të madhe.

milan xhenoa seria a

Lini një Përgjigje