TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Dhjetor 2024, 21:04

Dukej se do të “blindonte” vendin e tij në kombëtare, mesfushori i harruar nga kuqezinjtë realizon golin vendimtar (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Dukej se do të “blindonte” vendin e tij në kombëtare,

Disa vite më parë, Lindon Selahi dukej si një lojtar i cili do të blindonte vendin e tij në radhët e Kombëtares shqiptare të futbollit dhe do të bëhej një emër i rregullt në radhët e saj. Por pas disa ftesave nga Edi Reja, ai u la në harresë dhe nuk ka parë fushën e lojës me kuqezinjtë që nga nëntori i vitit 2020, ndërsa ka qenë në stol në ndeshjen e debutimit të Silvinjos ndaj Polonisë.

Megjithatë, futbollisti ka vazhduar në këto vite një karrierë të suksesshme në Kroaci, duke qenë një emër i rëndësishëm i Rijekës, me të cilën sot ka mbrojtur vendin e parë në renditje në një duel kyç përballë Hajduk Splitit të drejtuar nga Rino Gatuzo.

Selahi u bë protagonist në barazimin 2-2 që e nisi si titullar, duke shënuar në startin e pjesës së dytë avantazhin e përkohshëm 2-1 për skuadrën e tij, në vijimin e një goditjeje dënimi duke gjetur devijimin e duhur në zonë.

Me këtë barazim, dy skuadrat mbeten në kryesim bashkë në kuotën e 33 pikëve, por me Rijekën që ka një golavarazh më të mirë.

lindon selahi mesfushori shqiptar

Lini një Përgjigje