TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Dhjetor 2024, 18:06

Festë me shqiponjë në Gllasgou, Nedim Bajrami shënon në derbin më të ndezur të Europës (video)

Shkruar nga Pamfleti

Festë me shqiponjë në Gllasgou, Nedim Bajrami shënon në

Nedim Bajrami ka shënuar në Skoci për Rejnxhërsin. Lojtari i Kombëtares shqiptare e ka bërë kundër Sëlltik në finalen e Kupës së Ligës, ndërsa festa me shqiponjë nuk mungoi.

Ishte minuta e 41 e pjesës së parë, kur Bajrami përfitoi nga një gabim në mesfushën e Sëlltikut.

Në kundërsulmin e rrezikshëm të krijuar pikërisht nga ai, mori pjesë Igamen. Sulmuesi i Sëlltikut nuk mendoi dy herë por goditi, ndërsa topi u prit nga portieri i Sëlltikut.

Aty ishte Bajrami që përfitoi sërish, për të dërguar tifozët e Rejnxhërsit në festë. Kjo ndeshje luhet në “Hampden Park” dhe vlen shumë për tifozët, pasi kjo ndeshje është pikërisht një nga derbit më të ndezur dhe me histori në Europë.

 

nedim bajrami futbollisti i kombëtares shqiptare gllasgou renxhërs

Lini një Përgjigje