TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Dhjetor 2024, 15:52

Medon Berisha vendimtar në golin e Leçes, mesfushori shqiptar: Fillim i ri, kam cilësi për të ndihmuar ekipin

Shkruar nga Pamfleti

Medon Berisha vendimtar në golin e Leçes, mesfushori shqiptar:

Mesfushori i Kombëtares, Medon Berisha dhuroi një asist për Leçen në ndeshjen ndaj Monzës, duke treguar se ka hedhur pas shpine dëmtimin dhe është gati për të dhënë një kontribut të madh për pjesën tjetër të sezonit.

Sezoni im nisi në ndeshjen me Romën, por për shkak dëmtimi kam humbur shumë takime. Shpresoj që ky i sotmi të jetë një fillim i ri dhe kështu të kem mundësi që të ndihmoj ekipin. Me karakteristikat e mia mund të ndihmoj ekipin në duele si ai i sotmi. Sa i përket aspektit personal më duhet ta pranoj se më ka ndikuar shumë edhe besimi që më ka dhënë trajneri Xhiampaolo”- tha Berisha pas sfidës së fituar 2-1.

medon berisha mesfushori shqiptar leçe

Lini një Përgjigje