TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Dhjetor 2024, 22:02

Mirlind Daku lë prapa ish-sulmuesin e Bundesligës, “bomberi” kuqezi regjistron rekorde në acarin rus

Shkruar nga Pamfleti

Mirlind Daku lë prapa ish-sulmuesin e Bundesligës,

Mirlind Daku është dhe njëherë tjetër protagonist në Premier Ligën e Rusisë. Shqiptari ka thyer rekord në shënimin e golave dhe është shpallur lojtari me më shumë kontribute për vitin 2024.

Mediat ruse si “MatchTV”, transmetuesi zyrtar i ndeshjeve të ligës ruse e kanë diskutuar këtë fakt në studion televizive fokusuar se çfarë ndodh në kampionatin rus. Gjatë gjithë vitit kalendarik, ‘bomberi’ shqiptar shënoi 15 gola dhe shërbeu kolegët e ekipit me 7 asiste.

Mesatarisht, Daku ka realizuar diku tek 1 gol e gjysmë në muaj, por duke parë që në dimër për shkak të acarit rus nuk luhet, kjo është një super statistikë për aq muaj sa ka futboll aktiv.

Sulmuesi i Rubin Kazanit ka lënë pas emra si Kordoba që dikur ka luajtur te Mainc, Kasiera apo edhe rusi i famshëm Glushenkov.

mirlind daku sulmuesi shqiptar rubin kazan

Lini një Përgjigje