
Evertoni arriti të marrë 1 pikë mjaft me vlerë falë Armando Brojës. Sulmuesi kuqezi ishte i vetmi nga klubi i tij që bënte inkursione e madje driblonte mbrojtësit e Artetës në zonën kundërshtare, duke mbajtur gjallë shpresat e skuadrës për një rezultat, të arrirë në fund.
Armando në fund të takimit shkoi drejt tifozëve dhe i dhuroi fanelën e tij njërit prej tyre. Flamuri shqiptar ishte i ndodhur në zonën e tifozëve blu që kishin udhëtuar nga Liverpuli drejt Londrës. Pra, mbështetja për lojtarin tonë të Kombëtares nuk mungon as në ishull.
Gjesti bujar i sulmuesit kuqezi është transmetuar live në “OptusSport” fill pas mbarimit të sfidës. Madje, portieri Pikford i cilësuar si më i miri sot me priitjet e tij, kopjoi lojtarin kuqezi dhe bëri të njëjtën gjë në nder te fansave.

Lini një Përgjigje