TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Dhjetor 2024, 18:47

Austria nuk fal Kazakistanin, triumfon në transfertë dhe merr kreun e grupit

Shkruar nga Pamfleti

Austria nuk fal Kazakistanin, triumfon në transfertë dhe merr kreun e

Austria ka triumfuar në transfertë përballë Kazakistanit në ndeshjen e vlefshme për raundin e 5 të Ligës së Kombeve. Kjo sfidë e Ligës B, është mbyllur me rezultatin e pastër 0-2 në favor të miqve që në pjesën e parë.

Në fillim ishte Baumgartner, i cili shënoi në minutën e 15 të ndeshjes. Ndërsa rezultatin e dyfishoi Gregoritsh me një supergol nga goditja e dënimit.

Me këtë fitore, Austria shkon në kuotën e 10 pikëve në vendin e parë në Grupin 3. Ndërkohë që Kazakistani mbetet me 1 pikë në vendin e fundit. Gjithashtu në grup janë dhe Sllovenia me 7 pikë dhe Norvegjia po me 7 pikë.

austria kazakistani liga e kombeve

Lini një Përgjigje