TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Dhjetor 2024, 17:55

Bajerni thyhet pas 14 javësh, Leverkuseni fiton dhe rihap luftën për titull në Bundesligë

Shkruar nga Pamfleti

Bajerni thyhet pas 14 javësh, Leverkuseni fiton dhe rihap luftën

Bajerni i Mynihut është befasuar në javën e 14 të Bundesligës, teksa pësoi disfatë 2-1 ndaj Maincit në “Mewa Arena”. Vendimtar në këtë takim për vendasit ishte mesfushori nga Koreja e Jugut, Jae-Sang Li.

Dopieta e Li i dhuroi 3 pikët Maincit, rezultat ky që e rendit në vendin e gjashtë, ndërsa bavarezët vazhdojnë të ruajnë kryesimin. Goli i Sane në fund, shërbeu vetëm për statistikë, pasi ekipi i Kompani doli pa pikë nga ky takim.

Kampionët në fuqi të Leverkusenit bënë detyrën ndaj Augsburgut, duke fituar 0-2. Terrier realizoi në minutën e 14, ndërsa Uirc dyfishoi shifrat për kampionët e Gjermanisë, në minutën e 40. Në ndeshjet e tjera, Mëshengladbah triumfoi pastër 4-1 ndaj Kielit.

bajern mynih bajer leverkusen bundesliga

Lini një Përgjigje