TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Dhjetor 2024, 15:46

E konfirmojnë mediat ndërkombëtare, skuadra suedeze “piketon” sulmuesin e Skënderbeut

Shkruar nga Pamfleti

E konfirmojnë mediat ndërkombëtare, skuadra suedeze

Ermir Rashica është një nga lojtarët më të spikatur në kampionatin shqiptar këtë sezon. Sulmuesi i Skënderbeut, numëron gjashtë gola të shënuar deri tani, ndonëse skuadra korçare renditet në vendin e fundit.

Me formën e treguar, Rashica ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve. Ndër to është edhe AIK në Suedi, që e ndjek lojtarin prej kohësh.

Sipas asaj që raportohet nga mediat suedeze, drejtuesit e klubit të AIK-ut e kanë sulmuesin e Shqipërisë U-21 në listën e dëshirave dhe do të provojnë ta afrojnë në merkaton e dimrit.

Një largim i Rashicës, do të dobësonte më tepër Skënderbeun, që këtë sezon po has probleme të mëdha dhe rrezikojnë rënien nga Kategoria Superiore.

Ermir Rashica spikati edhe sezonin e kaluar në Kategorinë Superiore, i cili ishte i pari për të në Shqipëri. Por pavarësisht interesimit të madh për të gjatë verës nga ekipet e huaja, Skënderbeu vendosi ta mbante edhe për një tjetër sezon për shkak të kontratës afat-gjatë që kishte me klubin korçar.

ermir rashica sulmuesi i skënderbeut aik

Lini një Përgjigje