
UEFA vendosi që të mos tolerojë më Serbinë, teksa vetëm disa orë para shortit të shumëpritur të kualifikueseve të Botërorit, dënoi këtë kombëtare. Insititucioni më i lartë i futbollit në Europë bëri me dije nëpërmjet një komunkate se Serbia, për shkak të thirrjeve raciste dhe diskriminuese në takimet kundër Zvicrës më 15 nëntor dhe ndaj Danimarkës në Ligën e Kombeve, është e detyruar që të luajë dy ndeshjet e radhës në transfertë pa tifozë.
Kështu, pas publikimit të kalendarit të ndeshjeve kualifikueseve të Botërorit, si për ironi të fatit, rastisi që Serbia do ta nisë rrugëtimin e saj kundër Shqipërisë në stadiumin “Arena Kombëtare”, çka do të thotë se në Tiranësh do të jetë pa tifozë.
Natyrisht, lajmi ka bërë bujë edhe në Serbi. “UEFA e vendosur, Shqiponjat pa mbështetje ndaj Shqipërisë!”- shkruhet në titullin e artikullit të Kurir.
Lini një Përgjigje