TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Dhjetor 2024, 16:26

Kristian Shpendi dëmtohet në momentin më të mirë, sulmuesi shqiptar del duke qarë nga fusha e lojës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kristian Shpendi dëmtohet në momentin më të mirë,

Kristian Shpendi ka qenë i pafat sot, teksa ka lënë ndeshjen e Serisë B, Çezena-Kozenca, pa u mbushur 30 minuta lojë.

Gjatë një dueli ajror, sulmuesi i cili aktualisht është golashënuesi më i mirë i kampionatit me 10 gola të shënuar, ra keq dhe dëmtoi kaviljen e majtë. Ndonëse u pa menjëherë se ishte diçka serioze, për shkak të dhimbjeve që ndjente lojtari, ai tentoi të kthehej në lojë, por e kishte të pamundur.

Ndaj u detyrua të largohej nga fusha i përlotur, mes duartrokitjeve të tifozëve të cilët e kanë parë atë si protagonistin kryesor të ekipit të tyre në dy sezonet e fundit.

Tani pritet të mësohet shkalla e dëmtimit të lojtarit dhe sa do të mungojë në fushat e lojës.

kristian shpendi sulmuesi shqiptar çezena

Lini një Përgjigje