TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Dhjetor 2024, 16:48

“Veprim i gabuar ndaj Ardian Ismajlit”, mediat italiane ‘poshtërojnë’ portierin serb

Shkruar nga Pamfleti

“Veprim i gabuar ndaj Ardian Ismajlit”, mediat italiane

Empoli dhe Torino luajtën mbrëmjen e djeshme ndeshjen e vlefshme për javën e 16 të Serisë A. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Karlo Kastellani”, përfundoi 0-1 në favor të torinezëve.

Një gol në këtë ndeshje e shënoi edhe Ardian Ismajli në minutën e 16. Ai ia doli që të mposhtte portierin serb, Vanja Milinkoviç-Saviç edhe pse më pas goli u anulua për një faull ndaj këtij të fundit.

Megjithatë mediat italiane nuk e lanë pa vënë re këtë moment, duke e “kryqëzuar” serbin për momentin e golit. Ata shohin pikërisht Vanja Milinkoviç-Saviç si shkakun kryesor në golin e pësuar.

Dalje e dobët kundër Ardian Ismajlit, veprim i gabuar i tij”, shkruajnë mediat italiane për Milinkoviç-Saviç. Por, më tej në mediat “axurre” tregohet si portieri ballkanas e mbajti portën e paprekur.

vanja milinkoviç saviç portieri serb ardian ismajli

Lini një Përgjigje