TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Dhjetor 2024, 18:37

Broja i sjell fat Evertonit, Liverpuli lë pikë rrugës dhe rihap garën për kreun e Premier Ligës

Shkruar nga Pamfleti

Broja i sjell fat Evertonit, Liverpuli lë pikë rrugës dhe rihap

Barazim 0-0 mes Arsenalit dhe Evertonit, në sfidën e javës së 16 të Premier Ligës. Mysafirët e nisën mirë ndeshjen. Një krosim perfekt për Abdulej në minutën e gjashtë, por ky i fundit nuk u koordinua si duhej, duke dërguar topin mbi traversë. Ekipi i Artetës u “zgjua” me kalimin e kohës dhe në minutën e 30 u shfaq rrezikshëm me Odegard. Me shifrat e bardha përfundoi pjesa e parë, ndërsa fraksioni i dytë ishte edhe më interesant.

Në minutën e 47, Saka flirtoi me golin, por Pikford i tha jo. Arsenali shtoi presionin por më kot, pasi tek Evertoni i kishin marrë masat, duke mos lënë shumë hapësira. Në minutën e 66 u aktivizua Armando Broja, i cili mori vendin e Kalvert Levin.

Fundi i takimit ishte drithërues, teksa në minutën e 91 ekipi i Artetës reklamoi penallti, por gjyqtari i ndihmuar edhe nga sistemi VAR, nuk e konsideroi 11-metërsh. Në fund, të dy trajnerët shtrënguan duart, duke ndarë kështu pikët. Arsenali është në vendin e 3, ndërsa Evertoni në vendin e 15.

Në sfidat e tjera, bie në sy suksesi 4-0 i Njukasëllit ndaj Leisterit, sakaq Ullverhempton-Ipsuiç u mbyll 1-2. Zhgënjen Liverpuli, që nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 ndaj Fulhemit.

Golat për të kuqtë e Slotit u shënuan nga Gakpo në minutën e 47 dhe Diogo Jota në minutën e 86. Ndërsa për Fulhemin shënoi Pereira në minutën e 11 dhe Muniz në minutën e 76.

arsenal liverpul premier liga

Lini një Përgjigje