TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Dhjetor 2024, 19:02

Vjen goli i parë i sezonit, sulmuesi shqiptar e “bën sefte” në Serinë B (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Vjen goli i parë i sezonit, sulmuesi shqiptar e “bën

Silvio Merkaj ka treguar se mund të luajë titullar në radhët e Sudtirolit në Serinë B, teksa ka shënuar sot golin e tij të parë të këtij sezoni në kampionat duke i dhënë avantazhin ekipit që në startin e duelit ndaj Mantovas.

Sudtiroli gjendet në vështirësi në këtë sezon dhe lufton për mbijetesë, teksa Merkaj dhe shokët e tij kanë qenë shpesh të pasaktë para portës duke mos ia dalë të ndryshonin fatin e ndeshjes.

Por situata ishte ndryshe që në startin e ndeshjes, kur sapo filloi minuta e katërt, Merkaj kaloi topin mbi portierin dhe më pas e shtyu sferën me kokë në rrjetë, për t’i dhënë avantazhin ekipit të tij.

silvio merkaj sulmuesi shqiptar sudtirol

Lini një Përgjigje