TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Dhjetor 2024, 21:03

Partizani dhe Elbasani kanë “harruar” të fitojnë, Dinamo i shkakton humbjen e parë Maganit te Tirana dhe rikthehet në krye

Shkruar nga Pamfleti

Partizani dhe Elbasani kanë “harruar” të fitojnë,

Partizani dhe Elbasani nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 2-2 në “Arenën e Demave”. Ekipet marrin nga 1 pikë në një ndeshje mjaft të luftuar në kryeqytet.

Golin e parë të sfidës e shënuan vendasit me Mba në minutën e 12, por vetëm pas 7 minutash Tsague barazoi shifrat.

Elbasani përmbysi rezultatin me anë të Mustës në minutën e 28 dhe pjesa e parë u mbyll me avantazhin e verdhebluve. Ndërkohë goli i barazimit nga të kuqtë erdhi vetëm në minutën e 60, kur Janjeva mposhti Abalorën.

“Demat” nuk ia dolën të riktheheshin te fitorja në kampionat pas humbjes me Bylisin, teksa tashmë me Elbasanin koleksionojnë vetëm 1 pikë. Pas këtij barazimi, Partizani zbret në vendin e 3 me 30 pikë, ndërsa Elbasani ndodhet në vendin e 5 me 22 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Dinamo është rikthyer në kryesimin e Superiores me pikë të barabarta me Vllazninë, pasi ka siguruar një sukses në derbin përballë Tiranës, duke i shkaktuar humbjen e parë Gugash Maganit që nga momenti kur është ulur në stolin e bardhebluve.

Në pjesën e parë, dinamovitët kaluan në epërsi të dyfishtë pas golave të Qefalisë dhe Nanit. Në minutën e 86, Ndreca realizoi golin e shpresës për bardheblutë, por në fund shërbeu vetëm për statistikë.

Në një ndeshje me shumë emocione, deri në sekondën e fundit, dy skuadrat luajtën hapur, me situata që zhvendoseshin nga një portë në tjetrën.

Ekipi i Dajës kryeson Superioren me 31 pikë, ndërsa Tirana e Maganit është në vendin e shtatë me 18 pikë.

partizani elbasani tirana dinamo abissnet superiore

Lini një Përgjigje