TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Dhjetor 2024, 20:09

Napoli kthehet te fitorja, fiton me përmbysje ndaj Udinezes dhe nuk lejon shkëputjen e Atalantës

Shkruar nga Pamfleti

Napoli kthehet te fitorja, fiton me përmbysje ndaj Udinezes dhe nuk lejon

Pas humbjes së pësuar kundër Lacios fundjavën e kaluar, Napoli është kthyer te fitorja në kampionat duke mundur Udinezen në transfertë.

Një fitore 3-1 e vuajtur për skuadrën e Kontes.

Ishin vendasit që kaluan në avantazh në minutën e 22 me Tauvin, i cili gtaboi fillimisht penalltinë, por arriti të dërgonte topin në rrjetë në tentativën e dytë.

Reagimi i miqve erdhi në pjesën e dytë, kur Lukaku barazoi rezultatin në minutën e 50 pas një vrapimi të fuqishëm.

Fati ishte me Napolin në minutën e 76, kur kaloi në avantazh falë një autogoli të Xahnetit. Pesë minuta më vonë, “Axurrët” gjetën edhe golin e sigurisë me Anguisa.

Napoli kthehet te fitorja, fiton me përmbysje ndaj Udinezes dhe nuk lejon

napoli udineze seria a

Lini një Përgjigje