
Barazimet duket se janë kthyer në një “makth” për Juventusin në këtë sezon të Serisë A. Juventusi nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2-2 me Venecian në shtëpi.
Ndeshja e vlefshme për javën e 16 të kampionatit italian nisi shumë mirë për skuadrën e Motas, që kaloi në avantazh pas 19 minutash lojë me Gatin.
Në fillimin e pjesës së dytë, bardhezinjtë gejtën edhe golin e dytë me Jilldiz, por që u anulua nga VAR për një prekje të topit me dorë.
Në minutën e 61 erdhi reagimi i miqve që barazuan me Elertson dhe në minutën e 83 erdhi befasia me golin e dytë të shënuar nga Idzes.
Kur dukej se Venecia do të largohej me tri pikët nga Torino, arbitri akordoi një penallti në favor të vendasve dhe Vlahoviç nuk ka gabuar nga pika e bardhë në minutën e 95.
Pas këtij barazimi, Juventusi është në vendin e gjashtë me 28 pikë, 9 pikë më pak se vendi i parë që mbahet nga Atalanta.
Lini një Përgjigje