TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Dhjetor 2024, 10:25

U godit me stol kokës në Beograd, Bekim Balaj: Serbinë duhet ta lëmë jashtë Botërorit

Shkruar nga Pamfleti
U godit me stol kokës në Beograd, Bekim Balaj: Serbinë duhet ta
Bekim Balaj

Mes pamjeve të dhunës ekstreme në ndeshjen Serbi-Shqipëri 10 vite më parë, bie në sy goditja ndaj ish-sulmuesit kuqezi Bekim Balaj.

Në një intervistë për Top Channel, rikujton atë ngjarje të rëndë, ndërsa shprehet optimist se Kombëtarja jonë do t’ia dalë sërish në këtë ripërballje me Serbinë, me synimin për t’u kualifikuar në Kampionatin Botëror të Futbollit.

“Sa sheh shortin, na kthen edhe njëherë kujtimet, përballjen që kishim me Serbinë, një kundërshtar që ka ngarkesën e vetë emocionale brenda. Sikurse u përballëm denjësisht atëherë, mendoj se çunat dhe grupi janë gati që të ripërballen me Serbinë. Atëherë e lamë jashtë Europianit, këtë herë kërkojmë ta lemë jashtë Botërorit. Në fund, sakrifica e Shqipërisë u shpërblye me kualifikimin në Kampionatin Europian”, shprehet Balaj.

Skena dhune ndodhën në stadiumin e Beogradit me hyrjen e dronit të famshëm me flamurin Autoktonus. E megjithatë, një ngjarje shumë e rëndë për të cilën na u desh të kërkonim drejtësi në për gjykata për të marrë të drejtën tonë që atëherë në kualifikoi për herë të parë në histori në një Europian.

bekim balaj serbia kualifikueset e botërorit

Lini një Përgjigje