
Atletiko e Madridit ka mundur 1-0 Getafen në javën e 17 të La Ligës.
Skuadra e Simeones përfitoi nga ndalesa e Realit të Madridit dje kundër Vajekanos dhe është ngjitur në vendin e dytë të La Ligës, me pikë të barabarta me Barçën, që do të luajë sot në mrbëmje kundër Leganeses.
Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim 0-0, ishte Shorloth që zhbllokoi sfidën në minutën e 69 dhe i dhuroi “Los Kolçoneros” tri pikë shumë të rëndësishme në luftën për titull.
Kujtojmë se Atletiko e Madridit, ashtu si edhe Reali i Madridit, kanë një ndeshje më pak se Barcelona.
Lini një Përgjigje