TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Dhjetor 2024, 16:38

Rikthehen çudirat në futbollin shqiptar, ekipi braktis ndeshjen për një faull; arbitri ndëshkon të gjithë lojtarët me kartonë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Rikthehen çudirat në futbollin shqiptar, ekipi braktis ndeshjen

Çudirat janë rikthyer në futbollin shqiptar. Konkretisht bëhet fjalë për ndeshjen e sotme mes Gramozit dhe Bylisit B, që u luajt në stadiumin “Gramozi” dhe pati vlerë për javën e gjashtë të Kategorisë së Tretë.

Në pjesën e dytë, ndërsa ndeshja ishte 2-0 në favor të Gramozit, miqtë vendosën të braktisnin ndeshjen. Ishte trajneri që iu drejtua lojtarëve të tij, që më pas shkuan në dhomat e zhveshjes. Shkak duket se u bë një faull i padhënë.


Pas 8 minutave, skuadra B e Bylisit u rikthye në fushë. Arbitri kryesor ishte i fundit që doli nga dhomat e zhveshjes, ndërsa Gramozi qendroi gjithë kohën në fushë.

Më pas ndodhi një ngjarje e pazakontë pasi arbitri kryesor, Ervin Kotemelo, i ndëshkoi të gjithë te Bylisi me karton të verdhë. Treni dhe Maçolli që ishin të ndëshkuar më parë, u larguan me karton të kuq.


Ndeshja rifilloi pas 20 minutave ndërprerje dhe pse ballshiotët kishin pakënaqësitë e tyre, ndërsa gjithçka u mbyll me rezultatin 4-1.

bylis b gramozi kategoria e tretë

Lini një Përgjigje