
Skënderbeu-Bylis ka përfunduar në Korçë me rezultatin 2-2. Një lojë plot emocione, raste, gola dhe spektakël ka përfunduar në Superiore.
Djemtë e Gjokës kaluan me ‘yllin’ e tyre në avantazh, Rashicën. Më pas 2 gola shpejt e shpejt ndodhën, ku përsëri korçarët realizuan të dytin me ‘bishën’ Bismark, e më pas ballshiotët hapën llogaritë.
Në pjesën e dytë, Alia ishte vendimtar dhe po dukej sikur po i jepte fitoren ekipit korçar. Mirëpo, Dede goditi me zgjedhjet dhe Berko, një lojtar i fuqishëm ashtu si Rashica në pjesën e parë nga brenda zonës, nga e njëjta anë i dhuroi një pikë ballshiotëve.
Tensionet nuk munguan drejt fundit, ku të dy ekipet luftuan me shpirt e zemër për të marrë gjithçka nga kjo sfidë e javës së 18.
Teuta mposhti 2-1 Egnatian, në “Niko Dovana”. Të parët që rrezikuan ishin të besuarit e Tetovës me Aleksin, por vetëm kaq. Takimi u zhbllokua që në minutën e katërt me Boçin, i cili ndezi festën vendase.
Kampionët e Shqipërisë provuan të reagonin me Lushkjan që provoi nga distanca në fund të pjesës së parë, por pa rezultat. Fraksioni i dytë ishte mjaft i luftuar, me raste në të dyja palët. Toma në minutën e 74 dyfishoi shifrat, ndërsa Bakajoko pak më vonë futi në lojë Egnatian, por vetëm përkohësisht. Zejnullai në fund pati shansin e artë për të shënuar, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke shpërdoruar një rast të artë.
Teuta është në vendin e gjashtë, sakaq Egnatia zbret në vendin e katërt.
Lini një Përgjigje