
Liverpuli, orët e fundit, është përfshirë, edhe pse indirekt, në një histori që ka shkaktuar shumë diskutime në Angli.
Festa e Krishtlindjeve, e organizuar nga punonjësit e klubit, mori një kthesë të papritur kur disa oficerë policie ndërhynë, së bashku me mjekët, pas ankesës për sëmundje nga një prej 500 të pranishmëve dhe zbuluan "material medikamentoz".
Sipas “Daily Mail”, ky material u gjet gjatë kontrollit në tualetet e Katedrales Anglikane të Liverpulit, ku u zhvillua ngjarja. Sipas mediave britanike, në festë nuk kanë qenë të pranishëm, as Arne Slot dhe as lojtarët e ekipit të parë.
"Ne nuk e miratojmë, ose nuk e pranojmë përdorimin e substancave të paligjshme në asnjë nga mjediset apo ngjarjet tona. Falënderojmë ekipin organizator të ngjarjes, për veprimin e tyre të shpejtë dhe përgjigjen profesionale ndaj urgjencës mjekësore"- tha Liverpuli në një deklaratë.
Viktima e sëmundjes, me sa duket nuk lidhet me përdorimin e drogës, tani është jashtë rrezikut.
Lini një Përgjigje