
Mançester Junajtid fitoi 1-2 në “Etihad Stadium” në derbin e Mançesterit, duke shokuar Sitin e Pep Guardiolës.
“Qytetarët” bënë një pjesë të parë të kënaqshme duke menaxhuar avantazhin 1-0 me qetësi dhe dukej sikur ndeshja vështirë se do të ndryshonte kah fituesi.
Për Sitin shënoi mbrojtësi Gvardiol me kokë pas një goditjeje këndi. Situata ndryshoi në minutat e fundit të pjesës së dytë.
Në minutën e 88, Bruno Fernandes barazoi me penallti dhe një minutë më vonë Dialo u bë heroi i “Djajve të Kuq” duke shënuar golin e fitores.
Kriza te Siti është e dukshme. Pep Guardiola është thuajse i dorëzuar.
Lini një Përgjigje