
Çesk Fabregas dhe Komo thellojnë krizën e Romës në Serinë A duke i mposhtur me shifrat 2-0, ndërsa të dy golat erdhën në frymën e fundit.
Fillimisht Gabrieloni dhe më pas Paz në minutat e 93 dhe 97 i dhanë 3 pikë Komos. Tashmë Roma me 16 pikë mund të thuhet se lufton për mbijetesë.
Roma nuk mundi të ishte aspak efikase në këtë takim duke mos arritur të shfrytëzojë asnjë mundësi.
Një fitore e rëndësishme kjo e ekipit të Fabregas që del nga zona e ftohtë duke u ngjitur në vendin e 16. Nga ana tjetër Roma ndodhet në vendin e 12, duke qenë zyrtarisht në krizë këtë sezon, duke luftuar për mbijetesë. Një periudhë mjaft e keqe kjo për Ranierin, që nuk po përshtatet pas rikthimit te Roma.
Lini një Përgjigje