
Kanë përfunduar dhe dy ndeshjet e fundit të ditës së sotme në Premier Ligë, ku Totenhemi shkatërroi Sauthemptonin në transfertë me shifrat 5-0 që në pjesën e parë.
“Spërsat” gjetën menjëherë rrjetën me Medison që në minutën e parë, duke vazhduar më pas me Son dhe Kulusevski, golin e katërt e shënoi Sarr ndërsa të fundit sërish Medison.
Me këtë fitore, skuadra e Totenhemit ngjitet në vendin e 10 të tabelës me 23 pikë të grumbulluara, ndërsa Sauthemptoni vijon në fundin e klasifikimit me vetëm 5 pikë.
Ndërsa Çelsi mori tre pikë ndaj Brentfordit duke fituar me shifrat 2-0. Për “Blutë e Londrës” bënë detyrën Kukureja në pjesën e parë dhe Xhekson pranë fundit të ndeshjes, ndërsa për miqtë mendoi në fund të ngushtonte diferencat Mbeumo.
Skuadra e Mareskës vijon të ndjekë Liverpoolin kryesues që ndodhet 2 pikë larg, por me një ndeshje më shumë për të luajtur, ndërsa Brentfordi në vendin e 11.
Lini një Përgjigje