
Eduardo Bove thyen heshtjen. Mesfushori italian 22 vjeçar, që dy javë më parë, në nisje të sfidës Fiorentina-Inter bëri që tifozët anembanë rruzullit të “mbanin frymën” të pushtuar nga ankthi për gjendjen e tij, pas kolapsit në fushë, falenderon të gjithë sportdashësit e sigurisht klubin e tij e stafin për mbështetjen e pakufijshme në gjithë këto ditë të vështira për të dhe familjen e tij:
“Përshëndetje të gjithëve, unë kisha mundësinë të mendoja shumë gjatë këtyre ditëve të vështira. Teksa reagimi në rrjetet sociale nuk është në natyrën time, unë desha që të ndaj mendimet e mia pas diçkaje që më shqetësoi thellë. Ngjarja e pakëndshme që ndodhi në ndeshjen Fiorentina-Inter më ka treguar mua më shumë se kurrë, që futbolli është më shumë se një lojë, kampionat apo karrierë.
Futbolli është një komunitet, i lidhur me njerëzit që ndajnë të njëjtin pasion së bashku në momente gëzimi, zemërimi, zhgënjimi dhe dhimbje. Është në këto momente që unë e kuptova sa i vërtetë është sporti, përtej rezultateve, garës apo rivalitetit. Ne jemi të gjithë të bashkuar”, shkroi ai.
Lini një Përgjigje