TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Dhjetor 2024, 16:05

“Jemi më të fortë se Serbia”, Seferi komenton shortin: Me kokën e ftohtë dhe me zemrën flakë s’ka forcë që na del para

Shkruar nga Pamfleti

“Jemi më të fortë se Serbia”, Seferi komenton

Shqipëria do të përballet me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën, në kualifikueset e Botërorit 2026. Sulmuesi i kuqezinjve, Taulant Seferi, në një intervistë të dhënë së fundmi për “Klan Kosova” ka analizuar shortin.

“Po e përcillja shumë mirë, është një grup shumë i fortë. Kur na ra Serbia direkt mendova se do të jetë një kompeticion shumë emocional për të gjithë ne lojtarët. I kam thënë edhe shokëve që duhet të jemi me kokën e ftohtë dhe me zemrën flak, megjithëse e presim padyshim.

Si profesionist padyshim mendoj se do të jetë më ndryshe nga kualifikueset atëherë. Tani do të shohim më shumë futboll. Në atë kohë ka pasur shumë provokime nga ana e serbëve dhe ka eskaluar situata. Gjithçka që dëshiroj të them dhe që shpresoj është që në këto dy ndeshje ta tregojmë veten si profesionistë. T’i fitojmë të dy ndeshjet ndaj Serbisë dhe të kemi një kualifikuese shumë të suksesshme.

A do të festoj me shqiponjë në Beograd? Padyshim, e kemi shqiponjën në zemër në mes të Beogradit. Do zoti shënoj dhe padyshim që po”, u shpreh Taulant Seferi ndër të tjera për “Klan Kosova”.

 

taulant seferi sulmuesi i kombëtares shqiptare eliminatoret e botërorit

Lini një Përgjigje