
UEFA nuk “qëndron duarkryq”, teksa ka nisur hetim për katër futbollistë të Realit të Madridit, për gjeste të pahijshme në ndeshjen ndaj rivalëve të Atletikos në Champions. Bëhet fjalë për Vinicius Zhunior, Kilian Mbape, Antonio Rudiger dhe Dani Sebajos.
Më saktësisht, Vinícius provokoi tifozët kundërshtar, Rudiger bëri gjeste me duar, ndërsa Mbape preku organin gjenital.
Vlen të theksojmë se Rudiger, Vinicius dhe Mbape ishin titullar, ndërsa Sebajos nuk luajti.
UEFA do të marrë të gjithë kohën e nevojshme për të marrë në shqyrtim rastet në fjalë, e më pas do të dalë në konkluzion.
Lini një Përgjigje