TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Gusht 2023, 20:24

Qazim Laçi mesazh të qartë nga Çekia për Silvinjon, mesfushori shqiptar gjen sërish rrugën e rrjetës

Shkruar nga Pamfleti

Qazim Laçi mesazh të qartë nga Çekia për Silvinjon,

Qazim Laçi nuk di të ndalet. Mesfushori shqiptar, i cili luan në Çeki me Spartën e Pragës ka ditur të kthehet sërish në protagonist për skuadrën e tij. 27-vjeçari pas vështirësive në ambientim sezonin e fundit, tashmë ka gjetur veten dhe po performon në nivel mjaft të kënaqshëm.

Në sfidën që po luhet aktualisht kundër Teplice në transfertë, Laçi ka asistuar në golin që zhbllokoi rezultatin e ndeshjes. Lojtari i Kombëtares shqiptare pas një topi të lartë nga portieri, fitoi duelin ajror me kundërshtarin, duke nxjerrë bosh më pas sulmuesin Kuchta, i cili nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë.

Ky asist vjen fill pas golit të shënuar nga ai në javën e fundit, duke dhënë kështu një mesazh të qartë për trajnerin Silvinjo, i cili po thur planet për dy ndeshjet jetike; pikërisht ndaj Çekisë dhe Polonisë, më 7 dhe 10 shtator.

qazim laçi mesfushori i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje