TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Gusht 2023, 18:18

Liverpuli merr fitoren e parë të sezonit, fiton në shtëpi me përmbysje dhe 10 lojtarë, Salah hyn në histori

Shkruar nga Pamfleti

Liverpuli merr fitoren e parë të sezonit, fiton në shtëpi me

Liverpuli ka mposhtur me rezultatin e pastër 3-1 Burnmuthin në “Anfield Road” dhe ka marrë fitoren e parë për këtë sezon.

Ndeshja nisi keq për Të Kuqtë, pasi pësuan gol që në minutën e parë, por u anulua për pozicion jashtë loje.

Dy minuta më vonë, miqtë gjetën përsëri golin me Semenjo, i cili përfitoi nga një gafë e mbrojtjes dhe k mposhti portierin Beker me një goditje të fuqishme.

Reagimi i Liverpulit erdhi në minutën e 28. Ishte Luis Diaz që barazoi shifrat me një gol të jashtëzakonshëm. Dy gola në dy ndeshje për kolumbianin.

Në minutën e 37 erdhi edhe goli i dytë për ekipin e Jurgen Klop. Ishte Salah që realizoi për vendasit. Egjiptiani dështoi fillimisht nga pika e bardhë, por ishte i pari që shkoi te topi pas pritjes së Netos dhe përshëndeti rrjetën.

Mohamed Salah është lojtari i parë i Liverpulit që realizon ose jep një asist në 10 ndeshje radhazi të Premier Ligës të luajtura në “Anfield Road”, dhe i pari që e bën këtë në 10 ndeshje radhazi të kampionatit të luajtura në shtëpi pas Xhimi Vardit në dhjetor të vitit 2015.

Situata u përkeqësua për vendasit në minutën e 58. Mek Alister u ndëshkua me karton të kuq nga arbitri për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër.

Pavarësisht inferioritetit numerik, Të Kuqtë arritën të gjenin edhe golin e tretë në minutën e 62. Autori i golit ishte Diogo Zhotam i gjendur në vendin e duhur në momentin e duhur.

Brajtoni i drejtuar nga Roberto De Zerbi vazhdon të shesë futbollistë me çmime stratosferike, por njëkohësisht edhe të bëjë rezultate të jashtëzakonshme dhe lojë spektakolare në Premier Ligë.

Klubi i vogël sot ka siguruar fitoren e dytë radhazi me rezultat të thellë, duke triumfuar në transfertë 4-1 ndaj Ullvërhemptonit, për të marrë kreun e renditjes së kampionatit me pikë të plota pas dy javësh.

liverpul burnmuth brajton ullverhempton premier liga

Lini një Përgjigje