TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Gusht 2023, 17:07

Emër i njohur për shqiptarët, UEFA cakton arbitrin që do të vendosë drejtësi në ndeshjen Astana-Partizani

Shkruar nga Pamfleti

Emër i njohur për shqiptarët, UEFA cakton arbitrin që do

Më 24 gusht Partizani do të luajë në transfertën kazake ndaj Astanas, sfidën e parë të fazës së “Play-Off” të Ligës së Konferencës. Kjo përballje do të jetë shumë e luftuar, me të kuqtë që do të bëjnë maksimumin për të prekur grupet e këtij kompeticioni.

Duke parë edhe rëndësinë e kësaj përballjeje, UEFA ka vendosur edhe për gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në sfidën e parë mes tyre. Një skuadër skoceze do të gjykojë kryeqytetasit në duelin me kazakët.

Gjithçka do të kryesohet nga Donald Robertson, i cili do të ndihmohet nga Kollum Spens dhe Daniel Mek Farlan. Gjyqtar i katërt do të jetë Grant Irvin.

Kujtojmë se Robertson ka nisur aktivitetine tij në Europë në viti 2019, ndërsa me stemën e FIFA-s është pajisur në vitin 2017. Në fakt 36-vjeçari është një emër i njohur për shqiptarët, pasi ka vendosur drejtësi në sfidën mes Nome Kalju dhe Shkëndijës së Tetovës më 9 korrik 2019.

donald robertson liga e konferencës astana-partizani

Lini një Përgjigje