TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Gusht 2023, 16:02

Partizani i eliminoi nga Liga e Konferencës, ankohet trajneri i Valmieras: Shqiptarët na provokuan, e kishim parashikuar që do të ndodhte

Shkruar nga Pamfleti

Partizani i eliminoi nga Liga e Konferencës, ankohet trajneri i Valmieras:

Trajneri i Valmieras, Jurgis Kalns, nuk e ka përtypur dot eliminimin nga Liga e Konferencës, edhe pse skuadra e tij pësoi dy humbje ndaj Partizanit.

Në prononcimin pas ndeshjes në “Elbasan Arena”, kreu i pankinës së ekipit letonez akuzoi të kuqtë se i kanë provokuar në mënyra të ndryshme gjatë ndeshjes. Kalns pati rezerva edhe për arbitrimin, veçanërish për penalltinë e dhënë në favor të Partizanit në minutën e 20.

Duhej t’i kishim shënuar një gol Partizanit dhe t’i ushtronim presion, por ajo penallti në pjesën e parë vendosi shumë gjëra. Pastaj, rivali mundi të na provokonte lehtësisht. Lojtarët e Partizanit vononin lojën dhe e zvarritën ndeshjen që të fitonin sa më tepër minuta. Patëm shumë provokime nga shqiptarët, ishin tipike ballkanike. E kishim parashikuar se kjo do të ndodhte. Madje kishte edhe disa provokime të vogla jashtë fushës”, deklaroi i revoltuar Kalns.

jurgis kalns trajneri i valmieras ndeshja me partizanin

Lini një Përgjigje