TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Gusht 2023, 16:45

Qan bota e futbollit, qan edhe Roma, ndahet nga jeta trajneri rekordmen i Serisë A, pati nën trajnim edhe Igli Taren

Shkruar nga Pamfleti

Qan bota e futbollit, qan edhe Roma, ndahet nga jeta trajneri rekordmen i

Bota e futbollit qan! Roma qan! Ish-trajneri Karlo Macone ndërron jetë. Dekan i futbollit italian dhe një nga njerëzit më të respektuar të lojës me top në vendin fqinj ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare. Trajneri historik, një personazh historik që ka kaluar mbi 60 vite në futbollin italian, teksa është ende sot rekordmeni aktual për numrin e ndeshjeve në Serinë A me 792 të tilla si trajner. 

Macone drejtori 12 skuadra italiane midis viteve 1969 dhe 2006 duke përfshirë Romën, Fiorentinën, Napolin si dhe Breshian e Roberto Baxhos, Igli Tares dhe Guardiolës. Macone ka qenë një nga trajnerët më specialë për vlonjatin. 

Në vitin 2019, tribuna e re lindore e stadiumit në Askoli Piceno u emërua pas tij, dhe në të njëjtin vit ai u fut në Hollin e Famës së Futbollit Italian.

Macone ka trajnuar shumë në Serinë A, por me Romën e tij, ai kishte një marrëdhënie të veçantë. Sepse nuk ishte vetëm një çështje futbolli, por e zemrës.

Ai e drejtoi ekipin, pasi luajti atje si djalë, nga viti 1993 deri më 1996 dhe megjithëse nuk arriti kushedi se çfarë rezultatesh, arriti një qëllim edhe më të rëndësishëm: ai hyri në zemrat e njerëzve.

Për atë vrapim nën sektorin e tifozëve ultras pas derbit të fituar 3-0 kundër Lacios dhe për faktin se më shumë se kushdo tjetër, kishte besuar te një djalë biond i quajtur Françesko Toti. Dhe për atë djalin e vogël, ai sillej më shumë si baba sesa si trajner.

karlo macone ish-trajneri i romës

Lini një Përgjigje