TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Gusht 2023, 17:56

Atentat ish-sulmuesit të Romës dhe Torinos, persona të maskuar mbi motor qëllojnë makinën e 33-vjeçarit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Atentat ish-sulmuesit të Romës dhe Torinos, persona të maskuar

Aventurë e pakëndshme për Iago Falkue. Futbollisti spanjoll, me një të kaluar në shumë klube të Serisë A, mes të cilave Roma apo Torino, është bërë objektiv i një atentati me armë zjarri në Kolumbi, ku ai është pjesë e klubit të Amerika De Kali.

Mediat kolumbiane raportojnë se të premten në mbrëmje, persona të maskuar mbi një motor, kanë qëlluar me armë zjarri drejt automjetit të tij, teksa po dilte nga qendra e klubit në Kaskahal. Policia nuk ka identifikuar ende autorët, ndërsa raportohet se tre plumba kanë goditur automjetin, për fat pa lënë viktima apo të plagosur.

Mediat raportojnë se 33-vjeçari nuk ishte në makinë, ashtu si i biri i tij që e shoqëron në çdo stërvitje me skuadrën. Në automjet ishte vetëm shoferi i sulmuesit, i cili ka kaluar gjithçka pa pasoja.

iago falke ish-sulmuesi i romës dhe torinos

Lini një Përgjigje