
Karlo Macone u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 86-vjeçare. Ish-trajneri rekordmen i Serisë A me 792 ndeshje në pankinë i mundësoi debutimin Igli Tares, gjatë kohës që ai ishte pjesë e Breshias.
Një nga momentet më epike të karrierës së tij, ishte gjatë kohës kur drejtonte “Dallëndyshet”, më 30 shtator 2001. Skuadra e Macones barazoi në frymën e fundit ndaj Atalantës me rezultatin 3-3, teksa tekniku italian nuk u përmbajt duke vrapuar poshtë tifozëve ultras të bergamaskëve për të festuar si i çmendur. Një moment me të vërtet special.
Lini një Përgjigje