TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Tetor 2025, 19:41

PSG-ja “lë pas krahëve” 2 barazimet zhgënjyese, heroi Hakimi rikthen te fitorja kampionët e Francës

Shkruar nga Pamfleti

PSG-ja “lë pas krahëve” 2 barazimet zhgënjyese, heroi

Pas dy barazimeve ndaj Lilës dhe Strasburgut, PSG-ja është rikthyer te fitorja në Ligën 1, pasi mundi Brestin 0-3 në transfertë. Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Ashraf Hakimi, autori i dy golave.

Goli i parë u shënua në minutën e 29, asist maestral nga Vitinja, Hakimi dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 37, Kvaratshelia ishte afër shënimit të një goli spektakolar, por goditja e gjeorgjianit u ndal në fund. Më pas, një kombinim fantastik mes Kvaratshelia dhe Hakimi, marokeni në fund shtyu topin në rrjetë për herë të dytë.

Në minutën e 60, Bresti pati shansin e artë për të gjetur golin nga pika e bardhë e penalltisë, pas një prekje të topit me dorë brenda zonës nga Li Kang-In, por Romein Del Kastijo goditi në mënyrën më qesharake të mundshme.

Në fund të shtesës së pjesës së dytë, Dezajër Due vulosi fitoren 0-3 për PSG-në, pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Zaire-Emeri.

PSG-ja renditet momentalisht në vendin e parë me 20 pikë në 9 ndeshje. Kampionët e Francës mund të humbasin vendin e parë, në rast se Olimpiku i Marsejës fiton në mbrëmje në transfertë ndaj Lensit.

psg brest liga 1

Lini një Përgjigje