TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Tetor 2025, 17:03

Mesfushori i kombëtares shënon eurogol nga distanca, 22-vjeçari gjen rrjetën e parë në Serinë A (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mesfushori i kombëtares shënon eurogol nga distanca, 22-vjeçari

Medon Berisha është një lojtar i cili pritet të lërë gjurmë në futbollin italian dhe nuk është rastësi që klubi i Leçes i ka besuar atij fanelën me numrin 10 të kësaj skuadre. Dhe mesfushori i Kombëtares shqiptare pak nga pak po tregon sa vlen me lojën, e tashmë edhe me golat e tij.

Sot për mesfushorin 22-vjeçar ka ardhur goli i parë në Serinë A, në ndeshjen që skuadra e Leçes luante në transfertë ndaj Udinezes e ku ai rreshtohej titullar përkrah Ylber Ramadanit.

Në minutën e 59 të takimit, gjyqtari akordoi një goditje dënimi në favor të Leçes dhe Berisha e mori përsipër atë. Ai harkoi topin në mënyrë perfekte mbi murin mbrojtës, duke befasuar portierin dhe shënuar golin që shkurtoi diferencën në 2-1.

Ky ishte goli i parë për mesfushorin në Serinë A, ku deri tani kishte dhënë dy asiste, një në sezonin e kaluar dhe një në atë aktual.

medon berisha mesfushori i kombëtares leçe

Lini një Përgjigje