
Ditën e sotme janë zhvilluar 3 ndeshjet përmbyllëse të javës së 8 të Kategorisë së Parë. Në këto 3 duele të zhvilluara sot, u shënuan në total 12 gola.
Laçi dhe Pogradeci kanë qenë të pangopur me gola, duke siguruar fitore identike me shifrat 4-0 përkatësisht ndaj Burrelit dhe Kastriotit, për të hedhur hapa të rëndësishëm në renditje.
Ndërkohë, Kukësi është ndalur përsëri në shtëpi, këtë herë në barazimin 2-2 përballë Luftëtarit, që konfirmon krizën e verilindorëve që duket se do të kenë më të vështirë të sigurojnë mbijetesën.
Lini një Përgjigje