
Çelsi ka zhgënjyer duke u mundur 1-2 nga Sandërlendi në “Stamford Bridge” për javën e tetë në Premier Ligës.
“Blutë” gjetën golin me Alehandro Garnaçon që në minutën e 4, goli i parë për sulmuesin argjentinas me Çelsin. Barazimi i miqve erdhi në minutën e 22 me të zakonshmin Isidor.
Goli i fundosjes për Çelsin erdhi në minutën e 90+3, ku Shemsdin Talbi shënoi 1-2 për Sandërlendin.
Në sfidën tjetër, Njukasëlli fitoi vetëm në minutat e fundit 2-1 ndaj Fulhemit në sfidën e luajtur në “St’James’Park”. Për “Qymyrxhinjtë” shënuan Jakob Mërfi në minutën e 18 dhe Bruno Guimaraesh në minutën e 90. Për Fulhemin barazoi përkohësisht shifrat Lukiç në minutën e 56.
Lini një Përgjigje