TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Tetor 2025, 18:30

Bajerni triumfon në transfertë, bavarezët marrin fitoren e 8 radhazi; Mëshengladbah ‘viktima’ e radhës e kampionëve të Gjermanisë

Shkruar nga Pamfleti

Bajerni triumfon në transfertë, bavarezët marrin fitoren e 8

Bajerni i Mynihut ka marrë fitoren e tetë radhazi në kampionat. “Viktima” e radhës për bavarezët është Borusia Mëshengladbah, e cila u mposht në fushën e saj 0-3.

Vendasit luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e 20, pasi Jens Kastrop u ndëshkua direkt me karton të kuq pas ndërhyrjes së rrezikshme ndaj Luis Diaz. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, ndërsa e gjithë pjesa e dytë foli për bavarezët.

Xhoshua Kimish hapi serinë e golave në minutën e 64 me një goditje të bukur nga brenda zonës. Rafael Gerreiro dyfishoi shifrat në minutën e 69, pas një asisti fantastik të Majkëll Olize.

Në minutën e 80, 17-vjeçari Lenart Karl, i futur vetëm pak minuta më parë në fushë shënoi një supergol, duke vulosur fitoren 0-3 për Bajernin. Një javë e jashtëzakonshme për Lenart Karl, i cili debutoi me gol në mesjavë në Champions League dhe sot shënoi një tjetër gol spektakolar në kampionat.

bajern mynih borusia mëshengladbah bundesliga

Lini një Përgjigje