TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Mars 2026, 20:26

Protagonist në kualifikueset e Europianit, heroi i “EURO 2024” u bë 'viktima' e madhe e Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti

Protagonist në kualifikueset e Europianit, heroi i “EURO 2024”

Jasir Asani ishte një nga figurat kyçe të Shqipërisë gjatë kualifikueseve për Kampionatin Europian 2024. Me tre gola dhe tre asiste, ai dha një kontribut të drejtpërdrejtë në katër fitore të rëndësishme në fazën e grupeve, duke fituar vlerësimin e tifozëve kuqezi. Në të njëjtën periudhë, trajneri Silvinjo fitoi popullaritet të madh për rezultatet dhe menaxhimin e ekipit.

Megjithatë, situata e Asanit në Kombëtare ka pësuar një ndryshim të dukshëm gjatë vitit të kaluar. Sulmuesi u aktivizua si titullar në përballjen ndaj Anglisë, në ndeshjen hapëse të kualifikueseve për Kupën e Botës, por që nga ajo sfidë nuk ka marrë më asnjë minutë në tetë ndeshje zyrtare të zhvilluara më pas.

Kulmi i kësaj situate u shënua së fundmi, kur Asani u la në tribunë për herë të parë nga trajneri Silvinjo. Deri në ndeshjen ndaj Anglisë, ai kishte qenë pjesë aktive në çdo takim nën drejtimin e teknikut brazilian.

Paraqitjet e fundit të Asanit me fanellën kuqezi datojnë në ndeshjet miqësore ndaj Gjibraltarit dhe Jordanisë, ku ai madje arriti të shënojë kundër Gjibraltarit.

Ndryshimi në qëndrimin e trajnerit ndaj lojtarit duket i qartë. Aktualisht, Asani nuk konsiderohet pjesë e planeve të Silvinjos, pavarësisht se ishte pikërisht ky trajner që i dha mundësinë për të debutuar dhe për t’u kthyer në një element të rëndësishëm të ekipit.

jasir asani sulmuesi i shqipërisë

Lini një Përgjigje