TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Mars 2026, 19:14

“Duam fitore ndaj Shqipërisë”, mesfushori ukrainas paralajmëron 'luftë': Nuk e shohim si miqësore, kemi turpëruar kombin

Shkruar nga Pamfleti

“Duam fitore ndaj Shqipërisë”, mesfushori ukrainas

Ukraina është eliminuar nga “play-off”-i i Botërorit 2026, pasi u mposht me rezultatin 3-1 nga Suedia, në një ndeshje ku konsiderohej favorite për të siguruar kalimin në finalen e madhe. Disfata ka zhgënjyer ekipin dhe tifozët, duke i lënë ukrainasit jashtë kompeticionit.

Pas këtij rezultati, Ukraina do të përballet në një ndeshje miqësore me Shqipërinë, skuadër që gjithashtu humbi në gjysmëfinalen tjetër të grupit. Një përballje që shihet më shumë si mundësi për reagim sesa si objektiv sportiv.

Mesfushori Grigori Sudakov, një nga lojtarët kryesorë të ekipit, shprehu hapur zhgënjimin për paraqitjen ndaj Suedisë.

Është e vështirë të gjej fjalë. Edhe unë, si Mikolenko, ndihem i turpëruar nga kjo ndeshje. Jo pak, por thellësisht i turpëruar përpara gjithë kombit”, deklaroi ai.

Sipas Sudakov, humbja erdhi si pasojë e një sërë gabimesh në të gjitha aspektet e lojës.

Kishte shumë gabime, si në aspektin kolektiv, ashtu edhe individual e taktik. Pësuam gola të lehtë dhe pas rezultatit 0-2 u bë shumë e vështirë të riktheheshim. Giokeres është një lojtar i nivelit të lartë dhe i shfrytëzoi të gjitha mundësitë që pati. Edhe ne krijuam raste, por nuk arritëm të konkretizonim”, shtoi ai.

Duke folur për ndeshjen e ardhshme ndaj Shqipërisë, Sudakov theksoi se motivimi mbetet i lartë, pavarësisht karakterit miqësor të sfidës.

Të luash për kombëtaren është një privilegj dhe një ëndërr fëmijërie. Pavarësisht se është miqësore, ne duam të fitojmë dhe të rikuperojmë sadopak nga gabimet që bëmë ndaj Suedisë. Duam të luajmë për vendin tonë”, përfundoi mesfushori.

grigori sudakov mesfushori i ukrainës miqësorja me shqipërinë

1 Komente

  1. f
    fatja

    Kombi i juaj eshte i turperuar qe kur zgjodhet nje PEDERAST per president..............

    Lini një Përgjigje