TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Mars 2026, 19:42

Arbër Hoxha festoi me shqiponjë golin ndaj Polonisë, serbëve nuk u del e keqja dhe sulmojnë Shqipërinë: Provokacija

Shkruar nga Pamfleti

Arbër Hoxha festoi me shqiponjë golin ndaj Polonisë, serbëve

Serbia akoma është me pasoja nga eliminimi në grupe, ndërsa synohej kualifikimi në Botëror. Shqipëria e mbylli si e dyta duke u vendosur pas Anglisë. Serbët ndërkohë e kishin fokusin dje në Poloni, ku kuqezinjtë po luanin shanset e tyre për të shkuar në finale të “play off”.

Pjesa e parë u mbyll 0 me 1 për Shqipërinë. Arbër Hoxha shënoi në minutat e fundit dhe festoi duke treguar shqiponjën. Mediat serbe nuk e pritën aspak mirë festën e sulmuesit shqiptar.

“Provokacija”, u shkruajt nga “Kurir” menjëherë pas pjesës së parë. Në fraksionin e dytë, Polonia reagoi duke tundur dy herë rrjetën.

Shqipëria nuk i ishte afruar asnjëherë tjetër kaq afër, pjesëmarrjes në Botëror. Tashmë ka mbetur që të luhet edhe një miqësore me Ukrainën për muajin mars.

Arbër Hoxha festoi me shqiponjë golin ndaj Polonisë, serbëve

serbët

Lini një Përgjigje